NSA, kompjutera të sofistikuara për marrjen e informacioneve
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se rregullisht ka punuar që të kontrollojë teknologjinë që përdoret në tërë botën për të mbajtur informacionet e sigurta në internet.
Kjo është raportuar nga The New York Times, gazeta britanike, The Guardian dhe faqja e internetit joprofitabile, ProPublica.
Raportimet e përshkruajnë se si NSA ka investuar miliarda dollarë prej vitit 2000 për ti siguruar qeverisë sekretet e gati të gjithë njerëzve.
Këto raportime tregojnë se si NSA ka ndërtuar kompjutera të sofistikuar dhe ka krijuar partneritet me kompanitë e teknologjisë më të lartë për të blinduar softwerët e saj.
Një praktikë e tillë i ka dhënë qasje qeverisë në informacionet digjitale të përdoruesve para se ato të kodoheshin dhe të publikoheshin në internet.
Këto zbulime të reja vazhdojnë të bëhen duke u mbështetur në dokumentet e dhëna mediave nga ish-kontraktori i NSA, Edward Snowden, që është arratisur në Rusi.