E Shtunë, 31 Tetor 2026

''NYT'': Irani central bërthamor nëntokësor për pasurimin e uraniumit

UASHINGTON- Shërbimet sekrete të disa vendeve janë të bindura se gjatë javëve të fundit, Irani pothuajse ka përfunduar ndërtimin e një centrali nëntokësor për pasurimin e uraniumit. 

''Me një fjalë, programi i kundështuar bërthamor i Iranit ka shkuar shumë përpara, pavarësisht sanksioneve të rënda ekonomike kundër këtij vendi'', shkruan edicioni on-line i gazetës amerikane ''New York Times''. 

''Sipas të njëjtave burime, me këtë përshpejtim të kohës, Teherani do të ushtrojë presion më të madh gjatë negociatave të mundshme të drejtpërdrejta me SHBA-në apo aleatët e saj'', shton gazeta. 

Zona e sipërcituar bërthamore, që ka rreth 3 000 centrifuga dhe që quhet ''Fordo'', gjendet nën tokë, në brendësi të një mali, pranë një baze ushtarake dhe qytetit të shenjtë, Kum. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›