“Na lodhën me teoritë e ANTIFA dhe armikut të klasës”- Mjeku Ermal Pashaj: Dhuna induktohet nga qeveria! Kush janë këta me rroba civile që ngjallin terror në lagje, kush është pas atyre maskave?!
Mjeku Ermal Pashaj akuzoi në News24 qeverinë Rama dhe se indukton dhunën ndaj qytetarëve këto ditë protestash.

Pashaj i cilësoi si teori që duan të ngjallin terror pretendimet e Ramës për ANTIFA dhe për armiq të huaj.
Nga ana tjetër, qeveria nuk bën asnjë lloj transparence dhe asnjë lloj hetimi për këto grupe që cenojnë vendin.
Sipas tij, mbetet pa përgjigje ende prania e policëveme maska apo me rroba civile në rrugët e Tiranës që ndjekin të rinjtë në lagje dhe ngjallin terror.
Ermal Pashaj: Na lodhën me këto teori që na kanë fryrë, armiku i klasës. Po mirë mo pse nuk veprojnë instancat?! Këto fryrje për agjenci të huaja, ANTIFA, që as i njoh fare, në të gjithë narrativën që fjala më e fundit nga shqiptarët në google është ANTIFA. Akoma nuk e kam kuptuar se ç’është ky term. Si paskemi rënë pre?! Është një turp dhe një ndjesi e indukutuar psikologjike. Edhe të dhunon dhe nuk vepron këtë situatë. Prapa gjendemi në elementët bazë që e nxitën këtë protestë, mungesa e transparencës. Po ku është Këshilli i Sigurisë Kombëtare?
Pse nuk mblidhen? Apo presin ta fabrikojnë?! Pse ndodhi një herë që në rrjete doli që motra tha nuk ka mbështetje nga shteti. Vokacioni themeltar i çfarëdolloj shteti duhet të jetë jeta. Dhuna më e madhe po induktohet. Këta polic të maskuar me skafandra, me shkopa gome, me atë sprajin me piper të tmerrshëm. E kam provuar djegie të nivelit edhe të shkallës së tretë. Po çfarë induktimi mund të kenë këta oficerë të policisë që po i quajmë, nuk e dimë kush është pas atyre maskave.
Kush janë këta që veshin rroba civilë dhe ngjallin terror në rrugët e Tiranës? Pse duhet të ndjekin këmba këmbës? Dhuna e vërtetë është induktuar nga qeveria dhe segmentet. Dhe del pa pikë turpi do japim mbështetje psikologjike. Mjafton të ulësh dhunën. Këto janë makabritete, që cenojnë dhe dhunojnë çfarëdolloj niveli të jetës. Vokacioni i qeverisë duhet të jetë shpëtimi i jetës.