“Na rrahën Gjekmarkajn dhe Bardhin”, Berisha mbyll protestën dhe bën thirrje për dhunë, të tjerët presin sa të shkojë ora

Pas dy orësh, Sali Berisha ka mbyllur protestën teksa është larguar me makinë. Ndërsa deputetët e tjerë kanë qendruar të vetëm, pa mbështetje, anash rrugëve derisa të shkojë ora 20:00 meqenëse deri atëherë kanë njoftuar mosbindjen.
Për mediat Berisha tha se e do shume Zoti teksa ka akuzuar Policinë se ka dhunuar Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhin.
“Dënoj me forcë më të madhe dhunën e urdhëruar nga Edi Rama ndaj nënkryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj, ndaj nënkryetari të PD dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.
I them Edi Ramës dhe Ervinit me 3 mbiemra se këto akte i marrim personale.
Ndaj ftoj demokratët që ti gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminele me vezë dhe domate në cdo rast.
Kjo kërkon që sapo t’i shifni makinat e tyre, ose ata vetë, drejtuar breshëri vezë dhe domate.
Duhet të marrin përgjegjësinë. Ai që ka goditur Gjekmarkajn, ai ka marrë skemë nga Edi Rama.
Dhe Gazment Bardhin, të cilin Rama e urren sepse po ja dërgon të vëllain dhe vetë Ramën në burg”, vijoi Berisha, duke theksuar se sot ishte një ditë triumfi.