E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na rrahën në Theth, sepse makina bëri pluhur te shtëpitë

Jurgen Marku dhe Frederik Marku

Leonard Nika: Skam gisht në vrasje. Gjykata i jep 2 javë kohë Prokurorisë.

Rrëfimi në gjyq i të arrestuarit të vetëm për krimin e dyfishtë.

Në Theth na dolën 5 persona të armatosur që na rrahën, sepse sipas tyre kishim ngritur pluhur me makinë. Ata na kërcënuan që të mos ktheheshim më atje. Nuk i kam njohur viktimat e nuk kam lidhje fare me atentatin e ndodhur. Leonard Nika, i vetmi person i ndaluar si i dyshuar për pjesëmarrjen në atentatin ndaj babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, me 30 gusht në zonën e spitaleve në Shkodër, ka mohuar edhe dje në sallën e gjyqit të ketë gisht në ekzekutimin e tyre. Për të, Gjykata e Shkodrës vendosi dje vetëm 15 ditë burg, derisa Prokuroria të gjejë prova të mjaftueshme.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›