E Diel, 1 Nëntor 2026

“Na sulmuan me molotovë dhe gurë”, Policia e Shtetit sqaron çfarë ndodhi te selia e PD-së

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentitn që ndodhi në selinë e PD, ku deputetë demorkatë pretenduan se u sulmuan me gaz dhe ujë nga uniformat blu.

Në reagimin e Policisë së Shtetit theksohet se efektivët janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së PD dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Më tej theksohet se shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Ndëkrohë policia e Shtetit thekson se të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.

Deklarata e plotë:

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›