Nacionalizmi paralajmerimi amerikan

“Folëm mbi parimet themelore meqenëse si SHBA dhe Shqipëria janë aleate në NATO. Vume theksin tek tre parimeve, i pari që cdo anëtar i NATO-s ka sistemin e politik të bazuar në ekonominë e tregut të lirë, i dyti angazhimin për marrëdhënie të mira me fqinjët dhe i treti mbikqërja civile mbi veprimtarinë ushtarake. E përsëris ishte një diskutim i frytshëm dhe SHBA është krenare që ka partneritet me Shqipërinë”, deklaronte pak ditë më parë Alexander Arvizu pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku edhe ai ishte i pranishëm.
Mesa duket kjo deklaratë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe prania e tij fizike në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, nuk janë të rastësishme.
Pak ditë më parë media përfoli ekzistencën e një memoje konfidenciale dorëzuar Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti në fund të muajit janar. Më parë Ambasada Amerikane e pyetur nga gazeta Shqip më 28 janar pati deklaruar se nuk komentone mbi shkëmbimet diplomatike.
Por emisioni Top Story i gazetarit Sokol Balla ka siguruar kopjen e memos prej dy faqesh, e cila përbën aktin më të fortë të linjës amerikane kundër deklarimeve politike me theks nacionaliste.
Për herë të parë, qartë dhe pa ekuivoke ky dokument i cili do të publikohet pjesërisht në emisionin Top Story sonte në orën 21:00, hedh dritë mbi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për pasojat e rrezikshme të retorikës nacionaliste, pasoja që fillojnë nga destabiliteti i rajonit, raportet me Serbinë, por për më tepër shmangin fokusin nga problematika reale e vendit.
Paralajmërimi më serioz i Uashingtonit ndaj qeverisë, megjithatë duket se nuk pritet mirë prej saj. Vetëm pak ditë pasi kjo memo, që do publikohet sot ekskluzivisht në Top Story në orën 21:00, kryeministri Berisha bëri në konferencën e Sigurisë në Gjermani, atë që tashmë njihet si Deklarata e Mynihut, ku ai foli për herë të parë për shqiptarët në pesë shtete, por jo pesë kombe.
“Nëse shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti sic janë shqiptarët. Shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete dhe përpjekja për t’i ndarë në pesë kombe është e padrejtë. Albanofobia është në veprim. Nëse nga njëra anë tjetri flet për perspektivën europiane dhe fqinjësinë e mirë, nga ana tjetër feston datat në të cilat ka nisur përndjekjet ndaj shqiptarëve”, deklaroi Berisha në takimin e Mynihut.
Por ndërsa zgjedhjet politike po afrojnë, ky dokument që transmetohet sonte në Top Channel, ndoshta hedh për herë të parë dritë nëse ka ndryshuar fokusi i interesit të Amerikës për Shqipërinë, këtë vend anëtar të NATO-s, me popullsi pro amerikane, por me probleme në brishtësinë e institucioneve demokratike.
Nacionalizëm apo zgjedhje të lira dhe të ndershme? Pyetje që ndoshta marrin përgjigje sonte në Top Story në orën 21:00 në Top Channel.