E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta Virgin 11 persona ne pranga priten arrestime te tjera

Nga nje vale arrestimesh ne Tirane ku perfshihen biznesmene dhe punonjes te tatimeve e doganave jane vene ne pranga 11 persona per tregtimin e naftes Virgine.
arrestime jane bere bazuar ne te dhenat e publikuara ne shtypin e shkruar dhe viziv ne fillim te muajit tetor 2010 dhe deklarimet e ish - Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti qe ka deklaruar publikisht te dhena qe kane te bejne me veprime abuzive me detyren dhe kontrabande te naftes vergine si dhe verifikimeve paraprake te kryera.

Nga hetimet e zhvilluara deri tani eshte bere e mundur te provohet se gjate periudhes 2007 - 2009 sasi te konsiderueshme te nenproduktit te naftes bruto te perpunuar dhe te njohur si vergine eshte tregtuar ne territorin e Republikes se Shqiperise ne kundershtim me ligjin dhe ne dem te konsumatoreve duke e paraqitur ate si benzine te paster per konsum.
Mbi bazen e kerkeses se organit te akuzes Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur caktimin e mases se sigurimit Arrest ne burg per shtetasit Hajri Hajredin Elezaj Ilias Isa Fisheku Martin Ilias Fisheku Bajram Isa Fisheku Dashamir Veiz Kasaj Edmond Kaso Ferraj Flamur Rexhep Merkaj Vladimir Kilo Koteci Gani Llazar Prence Reshat Hamza Aleksi dhe Kadri Rakip Hajredini.

Veprat penale qe rendojne mbi te arrestuarit jane Mashtrimit me pasoja te renda Shperdorimit te detyres Falsifikimit te dokumenteve dhe Pastrimit te produkteve te vepres penale te parashikuara nga nenet 143/2 248 186 dhe 287 te Kodit Penal.
Nderkohe po vijojne veprimet e metejshme hetimore edhe ndaj personave te tjere qe mund te jene perfshire ne kete ceshtje.

Aktiviteti i tregtimit te paligjshem te naftes vergine sipas Prokurorise eshte realizuar nga ana e subjektit privat Euroil sh.a me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe ne bashkepunim me subjektin tjeter privat Fisheku sh.a me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nenproduktit te naftes te quajtur Vergine eshte blere nga shoqeria e perpunimit te naftes Armo sh.a dhe ne menyre fiktive eshte pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashte shtetit. Por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem ne kundershtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Ne kete aktivitet jane perfshire edhe punonjes te caktuar te administrates tatimore dhe doganore te cilet me veprimet e tyre kane ndihmuar ne fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit ne fjale.



Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›