E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta edhe nje test i fundit per BP

Ekuipazhi qe po punon per te mbyllur perfundimisht pusin e demtuar ne Gjirin e Meksikes do te kryeje edhe nje tjeter test presioni.

Lajmin e kane bere te ditur burime qe po ndjekin procesin. Mbyllja e pusit do ti jape fund betejes 5 mujore te BP pas shperthimit te platformes qe shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe derdhjen masive te naftes.

Derdhje nuk ka pasur me qe prej vendosjes se tapes se perkoheshme ne mes te korrikut.

Pasi testi i presionit te perfundoje dhe ne besojme se do te jete pozitiv pusi do te shpallet i vdekur ka deklaruar Rich Robson menaxher i projektit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›