Nafta, kërkimet në Jon në dorë të paktit detar
Kërkimet për naftë në pjesën jugore të breg detit do të varen nga fati i marrëveshjes së shumëpërfolur detare mes Shqipërisë e Greqisë. Në kontratën e re me kompaninë "Capricorn Albania",e cila po zhvillon kërkime në bllokun detar në kufi me Greqinë, të njohur si "Joni 5", qeveria "Berisha" nuk është në gjendje të përcaktojë përfundimisht koordinatat ku mund të operojë kjo shoqëri.
Por, specifikon se koordinatat e sakta ku do të zbatohen shpim-kërkimet do të varen nga fati i marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Greqi për kufirin e ujërave detare, duke nënvizuar se këta kufij mund edhe të "rezultojnë me ndryshim". "Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Greqi për kufirin e ujërave detare, do të rishikohen koordinatat e kufirit jug-perëndimor të bllokut 'Joni 5', në det, duke reflektuar koordinatat që do të përfshihen në këtë marrëveshje, në rast se ato rezultojnë me ndryshim nga ato të përcaktuara në KNP", shkruhet në kontratën e re me "Capricorn Albania".
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)