E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Naftë e pastër në Shpirag/ Rama: Rezerva është e madhe, nëse testi final del me sukses, fitimet do jenë shumë të mëdha

Nga inspektimi në Shpirag, aty ku ndërkombëtarët e “Shell” prej 10 vitesh po kërkojnë për naftë, kryeministri Edi Rama u kthye më besimplotë se Shqipëria është përballë një zhvillimi të madh, të shfrytëzimit të një rezerve të rëndësishme të arit të zi në nëntokën e Beratit.

Por para se nafta të dalë mbi sipërfaqe, Edi Rama tha se do të duhet të presim orën e së vërtetës, nëse ekziston mundësia që ari i zi në pusin 5 në Shpirag të kalojë testin e fundit, dhe ai është:

EDI RAMA  

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk jemi në kushte kur mund të flasim për shifra konkrete, jemi në prag të testimit përfundimtar i cili do të fillojë në tetor, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit dhe gazit dhe të naftës që mund të nxirret nga nëntoka.

 

Nga analizat e kryera Edi Rama thotë se nafta e Shpiragut është e një cilësi të lartë e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi më naftën premium të Arabisë Saudite.

 

Edhe pse “Shell” nuk e ka rezultatin përfundimtar për nxjerrjen nga nëntoka në sipërfaqe të rezervës së naftës dhe gazit natyror, qeveria i ka skenarët e investimit për infrastrukturën mbështetëse dhe një nga përfitimet financiare që do të ketë

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro, projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme për nxjerrjen e kësaj pasurie është 7 miliardë euro.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E ENERGJISE DHE INFRASTRUKTURES

Tatim fitimi është i përcaktuar 50 për qind.

 

Dhe nëse nëntoka e Beratit do të japë naftën e shumëkërkuar, të ardhurat që do të burojnë nga ajo do të çojnë në ngritjen e një fondi sovran sipas modelit norvegjez.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Fondi sovran do të ketë një profil i cili do të të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve. Është po ashtu një fond investimesh i cili një pjesë e të ardhurave e vendos për t’i shumëfishuar ato në tregun ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›