E Enjte, 5 Nëntor 2026

Naftëtarët e Ballshit në protestët: Nuk lejojmë demontimin e rafinerisë. Presim zgjidhje ligjore

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë para Unzinës pasi sipas tyre rafineria po demontohet. Kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se nuk do të lejojnë  cmontimin e rafinerisë, si dhe kërkoi që rafineria të vihet në punë.
Vitin e kaluar naftetarët e Ballshit protestuan për pagat e fituara me vendim gjykate, por të papaguara. Mes tyre dhe qeverisë u finalizua një marrëveshje, të cilës i përfundoi afati më 1 nëntor. Në këto kushte naftëtarët kërkojnë hapjen e Uzinës ose kompensim të plotë.

Ndërsa në fillim të muajit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese se naftëtarët do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›