E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naftëtari hakmerret ndaj Gramozit, mbijeton Himara

Naftëtari është ngjitur në Kategorinë e Parë pas tri viteve, teksa ka mundur dje në stadiumin Besa me rezultatin 2-1 në ndeshjen shtesë, Gramozin. Naftëtari duket se ka marrë hak ndaj Gramozit, ku katër javë para fundit të sezonit 2008-2009 kjo skuadër i mundte ata me rezultatin 2-0 në Ersekë, duke e zbritur matematikisht në të Dytën. Ndërsa në ndeshjen tjetër të play off-it, të luajtur në Peqin, Himara ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në përballjen ndaj Sukthit, duke siguruar kështu qëndrimin në të Parën. Ka qenë një takim i dominuar nga skuadra e drejtuar nga vlonjati Liçaj, që ka bërë diferencën përballë modestëve të Sukthit. Të besuarit e Xhevahir Kapllanit, me gjithë dëshirën që shfaqën në fushën e lojës, nuk arritën që tu bënin ballë himarjotëve, ndaj pësuan tre gola.

VERDIKTET E PLAY OFF
Kategoria Superiore

Të premten
KamzaBesa            0-2
Të shtunën
TomoriBesëlidhja         0-0 (3-2 p)
Dje
ApoloniaLushnja        3-0

Kategoria e Parë
Dje
GramoziNaftëtari        1-2
HimaraSukthi            3-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›