E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nallbati: Vullnet nga palët politike për shtyrjen e afatit të dokumenteve të skaduara biometrike

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Bledjon Nallbati, deputet i Partisë Demokratike, tha sot gjatë një interviste televizive se mes dy forcave politike ka një dakordësi dhe vullnet të mirë për të rregulluar edhe problematikat më të fundit, që kanë lidhje me procesin e votës së diasporës.

“Procesi sapo ka filluar dhe kanë dalë disa të meta teknike, që ne i kemi referuar. Shtyrja e afatit të dokumenteve biometrike të skaduara, duhet të merret në konsideratë dhe të ketë dakordësi. Vullneti i dy palëve ekziston dhe ky proces ka nisur dhe nuk mund të ndalet më. Nuk ka qenë vullnet i qeverisë deri sa çështja shkoi me Gjykatën Kushtetuese. Buxhetimi i mangët apo shtyrja e afateve për dokumentet biometrike mund të rregullohet me një akt normativ ose vendim qeverie edhe për qytetarët shqiptarë, edhe ata që jetojnë jashtë.

Ka disa problematika që janë shfaqur me adresat në sistem, por me vullnet gjithçka mund të rregullohet”, thotë Nallbati.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›