E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nallbati tenton të ndalë me trup autobotin, fyen dhe kërcënon punonjësin e policisë pasi i hodhi spraj

Ka patur sërish tension mes protestuesve dhe policisë te sheshi “Willson”. Pjesë e incidentit janë bërë edhe deputetët e PD të pranishëm në protestë.

Gjatë ndërhyrjes së autobotit të ujit, deputeti Bledion Nallbati ka tentuar të ndalë me trup mjetin. Është dashur ndërhyrja e policisë që deputeti Nallbanti dhe protestuesit të lirojnë rrugën.

Në një moment Nallbati ka fyer dhe kërcënuar një punonjës policie i cili ka hedhur spraj për ta larguar nga autoboti.

“Mbaje mend, do takohemi mbrapa”, i drejtohet Nallbati punonjësit të policisë ndërsa përdor edhe fjalë fyese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›