E Diel, 1 Nëntor 2026

Namiri do ti mungojë edhe “mendimit publik”, ndahet nga jeta në moshë të re gazetari dhe analisti

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare në Gjermani.

Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak.

Lapardhaja lë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.

Ai shquhej për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.

Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai mësohet se festoi ditëlindjen e tij.

Persona që kanë bashkëpunuar me të e përshkruajnë si një profesionist korrekt, të drejtë me bashkëpunëtorët dhe të kujdesshëm për të drejtat e tyre. Në një realitet ku shpesh mungon ndershmëria në marrëdhëniet profesionale, ai konsiderohej një shembull pozitiv.

Lidhur me këtë rast tragjik kanë reaguar shumë miq dhe kolegë të Lapardhasë, mes tyre edhe Mentor Kikia.

“Sapo mësova ndarjen nga jeta të kolegut Namir Lapardhaja, në moshën 40 vjeçare, si pasojë e nje ataku kardiak.

Nuk kam patur marrëdhënie të afërta personale me Namirin, por ndamin shpesh qëndrimet tona në rrjetet sociale dhe ishte një nga ata që e lexoja rregullisht.

E tmerrshme ikja në këtë moshë.

Zoti iu dhëntë forcë familjes dhe njerëzve më të dashur!

Namiri do ti mungojë edhe “mendimit publik”, shkruan Kikia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›