E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nancy VanHorn: Nuk angazhohemi me persona të përfshirë në korrupsion

E ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka përsëritur qëndrimin për pozicionimin e Shteteve të Bahskuara të Amerikës për të mos u angazhuar me persona të përfshirë në korrupsion madhor. VanHorn, duke u ndalur te zgjedhjet e 11 majit, ka nxitur të jgitha palët politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik të barabartë.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor. – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn”, thuhet në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.

Kujtojmë se kreu demokrat Sali Berisha, u shpall “non grata” nga SHBA-të për korrupsion.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, ka deklaruar në maj të 2021-shit, Sekretari Amerikan i Shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›