Nano: Integrimi varet nga 3 faktorë

Ish-kryeministri dhe ish kreu i PS-së , Fatos Nano pas shumë kohësh që nuk shfaqet në media bën një deklaratë politike nga Gjirokastra për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Nano ka pohuarr se 3 faktorë ndikojnë integrimin. "Mazhoranca, ndërkombëtarët dhe e majta janë tre faktorët që ndikojnë në procesin e integrimit. Duhet që këto 3 elementë të bashkëpunojnë ", tha ai.
Nano ndodhet në Lunxhëri, me rastin e shpalljes "Qytetar Nderi" pas vdekjes, të babait të tij, Thanas Nano.