Nano: Zgjedhjet të sigurojnë standarde

Ish lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano i shoqëruar nga zonja e tij votoi në qendrën e votimit pranë banesës së tij. Nano e vlerësoi procesin e votimit tq qetë. "Këto zgjedhje duhet të tregojnë standardet e munguara deri sot. Zgjedhjet marrin rëndësi të veçantë pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s", tha Nano.