E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“NanoBallkan 2024”, workshop për arritjet shkencore të grave

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Workshop-i në kuadër të konferencës “NanoBallkan 2024” mblodhi së bashku 30 pjesëmarrëse nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës.

Synimi i workshop-it është për t’u njohur me arritjet shkencore të grave në disa fusha si: mjekësia dhe shëndetësia; telekomunikacioni dhe transporti; prodhimi dhe gjysmëpërçuesit; bioteknologjia dhe farmaceutika; energjia dhe ushqimi, klima dhe mjedisi.

Kjo veprimtari ofroi platformën për diskutimin e mënyrave sesi teknologjia e avancuar ka transformuar proceset e kërkimit dhe praktikat e biznesit. Mbështetja dhe vlerësimi për gratë e suksesshme në shkencë vjen gjithmonë nga kolegët burra, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm si mbështetës, vlerësues dhe motivues.

Workshop-i u zhvillua nga AlbanianWomeninNanotechnology (AWIN) në bashkëpunim me NanoAlb në Pallatin e Kongreseve, si pjesë e konferencës ndërkombëtare NanoBalkan2024.

/a.f/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›