E Diel, 1 Nëntor 2026

Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Arteta-s

Konferenca për shtyp e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, dhe Riccardo Calafiorit, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në stadiumin Maradona kundër Napolit, u anulua për shkak të një vonese të fluturimit nga Londra.

Fluturimet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po përjetojnë vonesa dhe anulime për shkak të një problemi teknik me kontrollin e trafikut ajror, duke prekur disa aeroporte, përfshirë Heathroë dhe Gatwick. “Topçinjtë” nuk arrijnë dot në stadium brenda afatit kohor të përcaktuar nga UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›