E Diel, 1 Nëntor 2026

Nard Ndoka rikthehet ne qeveri

Partia Demokristiane e Nard Ndokës pritet t’i bashkohet zyrtarisht sot mazhorancës. Marrëveshja do të nënshkruhet rreth mesditës.

Ka qenë vetë Ndoka ai që pak kohë më pari pati lajmëruar shkëputjen e partisë së tij nga formacioni opozitar. Nga marrëveshja me mazhorancën, demokristianët e Ndokës pritet të përfitojnë një post zv/ministri, që me shumë gjasa, nga burime të pakonfirmuar pritet të jetë ai i zv/ministrit të Brendshëm.

Detajet e marrëveshjes mes PD-së dhe PDK-së pritet të zbardhen pas firmosjes së saj nga të dyja palët. Në të mund të parashikohet edhe bashkëpunimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Një tjetër lëvizja e Ndokës gjatë fushatës për 2013-ën, pritet të jetë edhe shkrirja me Lëvizjen Demokristiane të Nikollë Lesit për të krijuar një formacion të vetëm parazgjedhor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›