E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Narracione që lexohen keq”, Mentor Nazarko, Frockoskit: A duhet unifikuar historia e Ballkanit?

Ljubomir Frockoski, akademik, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli lidhur me unifikimin e historisë së Ballkanit.

Ai tha se, historia në parim vlerësohet përmes vendimit politik. Frockoski u shpreh se ndonjëherë ka vendime politike, se cilat evente historike janë të rëndësishme.

A mendoni se historia e Ballkanit, duhet të jetë e unifikuar dhe e shkruar pse jo, nga një grup miks europian, me historianë të Bashkimit Europian, anglezë, apo të tjerë? – ishte pyetja e Nazarkos.

“Historia në parim vlerësohet përmes vendimit politik. Nuk e shkruajnë historianët. Ndonjëherë ka vendime politike, se cilat evente historike janë të rëndësishme. Pra, duhet të merret vendim politik. Historianët, nuk do ta vendosin atë. Duhet të paraprijë një lexim i emancipuar i fakteve, ajo na duhet, ne kemi narracione historike, histori të mërzitshme. Kjo qeveri konservative e lexon historinë dhe e bllokon situatën.”, – tregoi Frockoski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›