Nata e 12-të e protestës ”Jo në emrin tim”, përsëriten kërkesat për Qeverinë dhe deputetët

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Edhe sonte, natën e 12-të me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
“Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’u drejtohet të pranishmëve duke ripërsëritur kërkesat për Qeverinë dhe deputetët”, thuhet në nioftim.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.
Gjatë ditës më herët u organizua protestë e grupeve të tifozëve në Prishtinë, ndërsa u protestua edhe në Shkup, në Gjermani, Zvicër, Norvegji, Australi etj.
/KosovaPress/