E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e Bardhë, bashkia festë për kryeqytetin

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka planifikuar një varg aktivitetesh për të mbajtur zgjuar kryeqytetin në këtë Natë të Bardhë. Në orën 18.00 nisin aktivitetet, ndërkohë që ambientet e bashkisë, ashtu si edhe vite të tjera do të presin vizitorët dhe gjithë të interesuarit në orën 20.00. Pjesë e Natës së Bardhë do të jenë këngë partizane, filma me temë patriotike, stacionuar te parku 'Rinia' dhe koncerte të shumtë muzikore që do të ndezin sheshet e Tiranës. Festa hapet me bandën e qytetit, e cila do të luajë muzikë karakteristike gjatë gjithë rrugës që do të përshkojë, duke nisur nga bulevardi "Zogu i Parë", në sheshin "Skënderbej", përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" e deri në sheshin "Nënë Tereza".
Pas saj, Ansambli Tirana dhe Cirku do të ofrojnë shfaqe për dashamirësit te ura e madhe e Lanës.
Koncerti i madh festiv në sheshin "Skënderbej" nis në orën 21:00 dhe parashikohet të zgjasë rreth 4 orë.
Pjesë e aktivitetit që tashmë po bëhet traditë është edhe Radio+2, e cila organizon një koncert me emra të njohur të muzikës moderne, pranë "Shallvareve".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›