Nata e Bardhe perqafime e plagosje
Perqafime dhe mjaft ngjarje kriminale ne kryeqytet me rastin e Nates se Bardhe e cila u festua diten e djeshme per te shatin vit rradhazi. Krahas ceremonive festive te organizuara ne Tirane ku vec muzikes dhe aktiviteteve nuk munguan dhe ngjarjet e renda plot 5 te tilla nga te cilat 1 person ka mbetur i vdekur ndersa 4 te tjere jane plagosur rende. Sipas policise te gjitha ngjarjet kane ndodhur per motive banale keto te ndihmuara dhe nga konsumimi i tepruar alkoolit.
Gjate oreve te vona te mbremshme Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit realizuan arrestimin ne flagrance te shtetasit Sinan Sherif Proda 45 vjec banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth ores 17.00 ne rrugen Medar Shtylla ne Tirane dyshohet se per motive te dobeta ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit shtetasin Dritan Hamit Selimi 38 vjec me banim ne Tirane i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane ku si pasoje e plageve te shumta ka gjetur vdekjen. Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti te castit midit autorit dhe viktimes ku dhe vete autori i ngjarjes ka demtime me sende te forta ne pjese te trupit ku eshte derguar per mjekim ne Spitalin Ushtark Tirane.
Nga sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te komisariatit te Policise Nr.2 Tirane fale nje pune te shpejte hetimore bene te mundur kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te shtetasit Jugjin Artan Nikolla 28 vjec lindur e banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse mbreme rreth ores 24.00 ne rrugen Ismail Qemali ne Tirane dysohet se pas nje konflikti per motive te dobta ne gjendje te dehur midis autorit dhe te demuarit ka plagosur me arme te ftohte thike 16 vjecar Preng Lisi i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane tha zedhenesja e policise Alma Katragjini. Ngjarje te tjera te renda jane shenuar dhe oret e para te mengjesit ku si pasoje e grindjeve jane plagosur dhe 4 adoleshente te tjere te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Jul Kasapi