E Martë, 3 Nëntor 2026

“Nata me hënë” në Shkodër, vepra që Ema Andrea zgjodhi për ta përkujtuar kolosin e letrave

“Nata me hënë” në Shkodër, vepra që Ema Andrea zgjodhi për ta përkujtuar kolosin

Vepra “Nata me hënë” u zhvillua mbrëmjen e 2 korrikut në Muzeun Historik të Shkodrës COD-ACT me interpretimin e aktores së mirënjohur Ema Andrea.

“Nata me hënë” nga Ismail Kadare ishte zgjedhja e aktores në shenjë përkujtimi për shkrimtarin që u nda nga jeta në nisje të këtij muaji por gjithashtu edhe si një nga veprat më të dashura për të.

Letërsia e mirë i jep forcë çdokujt që e dashuron atë, shprehet aktorja Andrea.

“Ishte në respekt të të madhit Kadare. Letërsia e mirë i jep njeriut një forcë, ushqim që të mund të rrijë vetëm“, tha aktorja.

“Nata me hënë” roman i shkruar nga Ismail Kadare dhe botuar në vitin 1985.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›