E Diel, 1 Nëntor 2026

Nations League/ Berisha “tradhton” Shqipërinë, Walta dhe episodet dënojnë kuqezinjtë

Në “Helsinki Olympic Stadium” Shqipëria e Rolando Maran edhe pse largohet pa asnjë pikë del me kokën lart pasi është mundur në një duel të vendosur nga episodet.

Heroi i vendasve ishte Walta, i cili ndëshkoi dy herë Sherrin me dy goditje standare në 26’ dhe 71’.

Kuqezinjtë nisën ndeshjen mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutat e para falë Manajt. Pas vetëm katër minutash lojë sulmuesi i Sivasspor finalizoi në portë një harkim nga këndi të Asllanit.

Shqipëria kishte lojën në kontroll deri në minutën e 22-të kur Berisha u detyrua që të ndërhynte jashtë zone për të frenuar kundërshtarin, i cili kishte përfituar nga pasimi i gabuar i portierit.

Kryesori nga Hennessy i vendosur i tregoi kartonin e kuq duke lënë Shqipërinë me një lojtarë më pak për thuajse 75 minuta lojë.

Irlandezi u kthye në protagonist të ndeshjes pasi në minutën e 80’ nuk akordoi një penallti të pastër në favor të Shqipërisë. Uzuni mori mirë topin në krahun e majtë ndërsa rivali i tij u nxitua duke e penguar me faull. I këtij mendimi nuk ishte Hennessy, i cili i mbështetur edhe nga VAR, vendosi të mos akordonte penallti.

Pas tre ndeshjesh Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin 1 të Ligës C të Nations League me 6 pikë ndërsa Finlanda kryeson me 7 të tilla. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›