Nations League/ Mitaj: Ndeshjet në San Marino janë speciale për mua…

Për Mario Mitajn ndeshja në Serravalle ka qenë mjaft e rëndësishme pasi në atë stadium kundër atij rivali mëngjërashi ka regjistruar debutimin me ngjyrat kuqezi.
“E mbaj mend si tani kur mora ftesën e parë nga Kombëtarja. Në atë kohë trajneri më dha mundësinë që edhe të luaja për herë të parë me ekipin kuqezi pasi luajta pesë minuta kundër San Marinos”, tha Mitaj.
Për duelin e fituar nga të besuarit e Maran me shifrat 3-0, Mitaj tha: “San Marino nuk është një rival i lehtë pasi mbyllet shumë në mbrojtje dhe nuk ofron shumë hapëësira për të luajtur”. A.V.