Nations League/ Serbi-Gjermani do të luhet pa tifozë

UEFA ka vendosur ditën e sotme që ndeshja mes Serbisë dhe Gjermanisë të luhet me dyer të mbyllura.
Ekipi vendas dënohet për thirrjet raciste dhe sjellje të dhunshme të tifozëve në ndeshjet e fundit (me Greqinë dhe Holandën).
UEFA ka bërë me dije se Federata Serbe e Futbollit është dënuar edhe më një gjobë prej 50.000 mijë eurosh.
Federata Serbe e Futbollit kishte apeluar dhe kishte kërkuar që ndeshja në program më 13 nëntor në “Rajko Mitic Stadium” të luhej në praninë e 2000 mijë tifozëve gjermanë dhe një numri një caktuar fëmijësh vendas, por UEFA ka hedhur poshtë këtë propozim. A.V.