E Diel, 1 Nëntor 2026

Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtariflinte (VIDEO)

gjyqtari fleGjykata e Tiranës nuk tregoi kurrfarë mëshire ditën e djeshme ndaj Nazime Vishës, të cilën e dënoi me 15 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës.

Por, ndërsa avokatja e 18-vjeçares kërkonte mëshirë para dhënies së vendimit, duke parë historinë e dhimbshme të Nazimes dhe faktin se ajo është abuzuar kur ka qenë minorene, gjyqtari Petrit Çomo flinte.

Më pas, i zgjuar si nëpër ëndërr, ai dha vendimin e dënimit të Nazime Vishës, e cila do të vuaje 10 vjet burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pamjet janë kapur nga A1 Report./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›