E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen Monica Bellucci dhe Vincent Cassel

Merr fund historia e dashurisë dhe martesa e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel.

Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit e aktores, nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ndërsa nga ana e Belluccit dhe Cassel nuk ka asnjë koment për ngjarjen.

Mësohet se aktorja italiane është e zënë me xhirimet e filmit të ri të Emir Kusturica, ndërsa aktori francez ka marrë ca pushime pas xhirimeve në filmin e Danny Boyle. Të dy kanë qënë jo vetëm shokë jete, por edhe partnerë në setet e xhirimeve, ku edhe janë njohur.

Dashuria me shikim të parë erdhi pikërisht gjatë regjistrimeve të ‘Apartamentit” në 1996. Vetëm tre vite më pas, në 3 gusht 1999, ata martohen, duke u kthyer në ciftet më të kërkuara për të interpretuar në filma.

Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Deva që lindi në vitin 2004 dhe Lèonie që është vetëm 3 vjec. Sic raportojnë mediat, çifti kishte kohë që nuk jetonte nën një çati, porn ë dy apartamente të ndara të të njëjtit pallat, ndërsa lidhja edhe kështu dukej se funksiononte,transmeton bw.

Këtë liri të bashkëshorit, Monica e kishte vlerësuar, ndërsa shprehej si ishte pikërisht ajo që e tërhiqte tek Vincëent.
“Shihemi çdo ditë”, komentonte asokohe aktorja. Por me sa duket në këtë mekanizëm në dukje kaq perfekt, dicka është thyer dhe magjia mbaroi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›