E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen Rihanna dhe Chris Brown

Gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy ata dukeshin shumë të lumtur.Por pak ditë më vonë, Chris Brown dhe Rihanna duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Sipas Daily Mail, të dy kanë mbërritur në një klub nate në Los Angeles të mërkurën, por kanë qëndruar larg njëri- tjetrit, duke mos i dhënë të njohur. Një burim tha se edhe pse Rihanna e dinte se Chris ishte aty, refuzoi që të ulej pranë tij, madje bëri edhe u rrudh në fytyrë kur e pa.

Chris kishte mbërritur në klub për të festuar me 20 veta.Në vitin 2009, çifti bëri bujë pasi Chris e rrahu barbarisht këngëtaren nga Barbadosi.

Rihanna ka postuar ndërkohë në Twitter një foto, të një dhurate të marrë për Shën Valentin, që në fakt është një bimë marijuane./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›