E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahen Xhensila nga Ledri Vula? Gazetari flet troç, të pathënat nga dasma e Kidës në Romë

Gazetari Egzon Avdijaj, i ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, ka komentuar disa prej zhvillimeve më të përfolura të verës në showbiz-in shqiptar, duke u ndalur veçanërisht te dasma e këngëtares Kida dhe raporti i përfolur mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

Një nga ngjarjet që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte dasma e Kidës në Itali, e cila bëri bashkë një numër të madh personazhesh të njohur të showbiz-it. Sipas Avdijajt, përveç ceremonisë, diskutime të shumta pati edhe për destinacionin, të ftuarit dhe kostot e udhëtimit e qëndrimit në Romë.

Në fokus ishte edhe raporti i përfolur mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Sipas gazetarit Avdijaj, fakti që dy artistët nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram ka shtuar pikëpyetjet rreth marrëdhënies mes tyre.

Avdijaj përmendi gjithashtu një moment nga një koncert i fundit, ku, sipas videove të publikuara, Ledri i është drejtuar Xhensilës me shprehjen “të dua”. Ai kujtoi edhe një intervistë të mëparshme të Ledrit, ku këngëtari nuk e kishte mohuar në mënyrë të prerë mundësinë e një lidhjeje mes tyre.

Megjithatë, bëhet fjalë për raportime dhe hamendësime mediatike, ndërsa dy artistët nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje romantike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›