E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta James Van Der Bee, ylli i “Dawson’s Creek”

LOS ANGELES, 11 shkurt, ATSH/ James Van Der Beek, aktori i dashur i serialit kult Dawson’s Creek, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja e tij, e cila bëri të ditur se aktori dhe babai i gjashtë fëmijëve kishte qenë duke luftuar në heshtje me kancerin kolorektal në fazën e tretë që prej gushtit 2023.

Van Der Beek, i njohur për rolin e Dawson Leery-t — një prej figurave më të dashura të televizionit amerikan të viteve ’90 — kishte zgjedhur ta mbante diagnozën larg syrit të publikut, duke vazhduar jetën familjare dhe angazhimet profesionale pa bërë zhurmë.

Në nëntor të vitit 2024, ai u detyrua ta bëjë publike betejën e tij, pasi mësoi se një tabloidi po përgatitej të publikonte lajmin pa pëlqimin e tij. Në një intervistë për revistën People, aktori tha se e ndjeu të domosdoshme të tregonte vetë historinë e tij, “për të mbajtur kontrollin e narrativës” dhe për t’i shërbyer transparencës ndaj fansave që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës.

Karriera e Van Der Beek shtrihej edhe përtej  fenomenit Dawson’s Creek. Ai ishte aktiv në film, televizion dhe në projekte sociale, duke u shndërruar me kalimin e viteve në një figurë të dashur, me një humor të butë, prani të qetë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj familjes.

Aktori la pas bashkëshorten Kimberly dhe gjashtë fëmijët e tyre, të cilët shpesh shfaqeshin në rrjetet sociale si qendra e jetës së tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›