E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Kujtim Majaci

Eshte ndare nga jeta ne moshen 49 vjecare ne menyre te papritur dhe tragjike ish futbollisti i Apollonise dhe kombetares Kujtim Majaci. Nje nga legjendat e futbollit shqiptar ka humbur jeten pas nje ataku kardiak teksa kalonte pushimet me familjen ne plazhin e Semanit. Kujtim Majaci ka lindur ne Fier me 3 mars te vitit 1962. Ai ka qene nje nder golashenuesit me te mire te kampionatit shqiptar me 174 gola ne total dhe nje nga lojtaret me te mire ne vite qe nxorri klubi fierak. Ai ka fituar edhe trofeun e golshenuesit me te mire te kampionatit shqiptar te futbollit. Majaci ka luajtur per rreth 10 vjet me ekipet kombetare zinxhir dhe ka zhvilluar dhe tre ndeshje me ekipin e pare kombetar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›