E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

I lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë, Pëllumbi konsiderohej një nga figurat me peshë në zhvillimet politike të vendit gjatë periudhës së tranzicionit pas viteve ’90. Ai drejtoi Kuvendin e Shqipërisë në periudhën 2002–2005, duke luajtur një rol kyç në funksionimin dhe konsolidimin e jetës parlamentare.

Përveç angazhimit të tij politik, Pëllumbi ishte edhe akademik i njohur dhe profesor i sociologjisë, me një kontribut të rëndësishëm në studimet sociale dhe në formimin universitar në Shqipëri. Ai ishte gjithashtu një nga figurat e hershme të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku mbajti poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij.

Gjatë jetës së tij, ai u nderua me disa dekorata shtetërore, mes tyre edhe Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i akorduar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, në vlerësim të kontributit të tij në jetën publike dhe institucionale të vendit. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›