Ndahet nga jeta “Tarzani”

Ron Ely, aktori i gjatë dhe me muskuj që luajti personazhin e titullit në serialin e viteve 1960 të NBC “Tarzan”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Vajza e Ely, Kirsten Casale Ely, i tha Associated Press të mërkurën se babai i saj vdiq më 29 shtator në shtëpinë e tij në Los Alamos, Kaliforni, në Santa Barbara County.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës. Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që ai pati tek të tjerët është diçka që nuk e kam parë kurrë te asnjë person tjetër – kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota”, deklaroi Kirsten në postimin e saj, duke ndarë po ashtu një sërë imazhesh me të.
Ron Ely e nisi karrierën e tij në role dytësore në filma të shumtë.
Sidoqoftë, ai fitoi popullaritet në vitin 1966 kur portretizoi rolin e Tarzanit, një seri e NBC. Aktori i ka bërë vetë shumicën prej dublave, duke çuar në lëndime të shumta trupore./vizionplus.tv
View this post on Instagram