E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta doktori i UÇK-së, Sherif Krasniqi

Doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sherif Krasniqi ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti Zafir Berisha.

Berisha tha se Krasniqi iu bashkua UÇK-së në momentin vendimtar.

“Sherifi si mjek iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke dhënë kontributin e madh në jetësimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit, ku shëroi shumë të plagosur nga zona të ndryshme të Kosovës”, tha ai.

Për vdekjen e Sherif Krasniqit ngushëllime shprehën edhe shumë bashkëluftëtarë dhe personalitete./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›