E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta në moshë të re avokatja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, tre muaj më parë i vdiq edhe i vëllai!

Avokatja e njohur, Domenika Gjeçi, ka ndërruar jetë në moshë të re.

Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit e kanë dhënë kolegët, “Avokatët penalistë”, përmes një postimi në “Facebook”.

Për familjarët humbja e saj është akoma dhe më e rëndë. Domenika Gjeçi jo më larg se tre muaj më parë kishte humbur dhe vëllain.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›