E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta në moshë të re, drejtoresha e shkollës ‘Ali Demi’ dhe këshilltarja bashkiake, Veliaj mesazh prekës

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të këshilltares bashkiake Dorina Kuka në moshë të re.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!
Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes! “, shkroi Veliaj.

Kuka ishte njëkohësisht drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” në Tiranë.

Prej kohësh 35-vjeçarja po përballej me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk mundi t’i mbijetonte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›