Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe publicisti Bashkim Zeneli

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit.
Zeneli ka pasur një karrierë të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi.
Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta e dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij në politikën e jashtme, si gazetar, publicist, deputet dhe diplomat, si dhe të angazhimit për çështjen kombëtare dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë.
Në ceremoninë e vlerësimit, Meta veçoi posaçërisht shërbimin e Zenelit si ambasador në Gjermani gjatë krizës së Kosovës.
“Angazhimi i tij si ambasador në Gjermani gjatë krizës së Kosovës do të mbetet i veçantë dhe i jashtëzakonshëm në shërbim të kësaj çështjeje madhore”, ishte shprehur Meta.r.k