E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta piktori i madh Sali Shijaku

Ndërroi jetë në moshën 89- vjeçare piktori i njohur Sali Shijaku.

Lajmin e ka bërë të ditur mëngjesin e kësaj të shtune nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i biri, Orges Shijaku.

Sali Shijaku i njohur si një nga mjeshtërit më të rrallë të piktures lindi në vitin 1933.

Krijimtaria e tij e ka zanafillën që në fillimin e viteve ‘60. Ai bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, por edhe nga aktualiteti i kohës.

Gajtë karrierës së tij artistike  piktori njihetr dhe për kundërshtimet e tij ndaj bëri metodave të realizmit socialist gjatë periudhës së komunizmit.

Kontributi i tij në artin shqipërtar është vlerësuar me dhënien e disa titujve. Në vitin 1969 Shijaku u nderua me titullin “artist i merituar” ndërsa 10 vite më vonë me titullin “piktor i popullit”.

Më 2004-ën ai u nderua me titullin “nderi i qarkut të tiranës”.

Veprat e piktorit do të mbeten të gjalla edhe pas largimit të tij nga jeta.

Ato janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›