E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta poeti Avni Mulaj

Letërsia shqipe humbi poetin e njohur Avni Mulaj, i cili u nda nga jeta në 4 shkurt në SHBA.  Mbaroi ashtu i qetë, pa u ankuar, pa bezdisur askënd. Pikërisht ashtu siç edhe jetoi çdo minutë të jetës së tij, njoftoi miqtë Pirro Dollani, duke i bërë me pak fjalë portretin dhe duke përshkruar natyrën e tij. Avni Mulaj lindi në Tropojë në vitin 1947. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjimnazin e famshëm të Shkodrës, 29 Nentori, ndërsa studimet e larta i filloi për arkitekture,

por  pas tri muajsh u detyrua ti ndërpriste, pasi pas një fjalimi të ish K/ministrit te asaj kohe studentëve veriorë, iu privua  e drejta dhe ëndrra e studimit aty ku kishin pasionin, talentin, prirjet natyrore dhe iu  imponuan degët e profileve bujqësore-blegtorale. Pas letërsisë, pasioni i dytë i poetit Avni Mulaj ishte piktura. Avni Mulaj Shkroi poezi dhe herë pas here edhe drama. Ai i përket autorëve të brezit të letrar të viteve 70. Disa nga titujt e veprave të poetit Avni Mulaj Valbona e kaltër, poezi 1974, Orët e mia, poezi 1976, Currila, poezi 1978, Gërsheti luftërave, dramë 1985, Flamujt e kopshtit poezi 2009 etj.
 

Last Updated on E Premte, 05 Shkurt 2010 20:37

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›