Ndahet nga jeta, regjisori dhe aktori komik i Teatrit Skampa, Llambi Burgjia
Shuhet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur i Teatrit Skampa në Elbasan, Llambi Burgjia. Burgjia ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të ditës së sotme, në moshën 75-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rendë.
Ndërkohë mesditën e sotme në ambientet e Teatrit Skampa janë zhvilluar homazhe për nder të aktorit komik, i cili renditet mes aktorëve më të mirë të Elbasanit,ku sëbashku arritën të vinin në skenë shumë premiera.
Aktori dhe regjisori Llambi Burgjia ka vënë në skenë më shumë se 300 role komike në skenën e Teatrit Skampa, ndërsa ka qenë regjisori i mëse 20 veprave letrare të vëna në skenë prej tij dhe interpretuar nga estrada e Teatrit Skampa.