E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta sizmologu i njohur, Shyqyri Aliaj

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Sizmologu i njohur Prof.Dr. Shyqyri Aliaj u nda sot nga jeta në moshën 90-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer në fushën e sizmologjisë dhe shkencave të Tokës.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, profesor Aliaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet sizmologjike dhe gjeologjike, duke qenë autor dhe bashkautor i dhjetëra monografive shkencore, teksteve mësimore dhe librave profesionalë.

Aliaj la pas një trashëgimi të pasur akademike me 105 artikuj shkencorë dhe 84 punime të referuara në simpoziume, konferenca dhe takime shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtaria e tij shkencore u vlerësua gjerësisht edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa portali i studimeve të tij në ResearchGate renditet ndër më të vizituarit nga studiues të shkencave të Tokës nga pothuajse të gjitha kontinentet.

Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Shyqyri Aliaj përbën një humbje të madhe për komunitetin shkencor shqiptar dhe për gjithë vendin.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›