Ndahet nga jeta volejbollisti Napolon Llalla
Eshte ndare nga jeta volejbollisti i ekipit kombetar Napolon Llalla. Napoloni fillimet e tij si sportist i ka me Durresin. Me pas ai u rreshtua ne rradhet e ekipit Partizani ku luante basketboll dhe volejboll. Napoloni ka qene lojtar i formacionit kryesor te Ekipit Kombetar te volejbollit duke ka arritur mjaft rezultate ne arenen nderkombetare gjate viteve 1955 - 1965, duke luajtur perkrah mjeshtrave te medhenj. Federata Shqiptare e Volejbollit nepermjet nje mesazhi shpreh ngushellimet e saj te sinqerta familjes Llalla, te afermve, miqve e shokeve te NAPOLONIT, si dhe komunitetit te Volejbollit, per humbjen e ketij njeriu te perkushtuar.