E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndalen “të mëdhatë” në Angli! Liverpool, Chelsea dhe Manchester City marrin vetëm barazime

Tre skuadrat e mëdha të futbollit anglez, Liverpul, Manchester City dhe Chelsea, morën  të treja nga një pikë në duelet e tyre të javës së 21 të Premier Lige. Vëmendja kryesore ishte përqendruar te dueli  mes Nontingem Forest dhe Liverpul, dy ekipet e kreut.

Vendasit janë befasia e madhe e kampionatit anglez deri më tani dhe formën e tyre fantastike e konfirmuan edhe në duelin me të kuqtë kryesues, në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Notingem Forest kaloi në avantazh që në minutën e  8 me anë të Ud, ndërsa Liverpuli djersiti shumë për ta barazuar ndeshjen vetëm në gjysmën e pjesës së dytë me anë të Diogo Zhota, pa mundur sidoqoftë të përmbysë shifrat.

Në klasifikim Liverpuli ka 47 pikë, 6 më shumë sesa Nontintgem Foresti ndjekës. Ndalet edhe Chelsea i vendit të katërt, në mënyrë surprizë në shtëpi nga Bernmuth me shifrat 2 me 2.

Palmer Kalpi në avantazh bluitë e Londrës në fushën e vet, mirëpo miqtë përmbysën gjithçka me anë të Klajverty dhe Semenjo  në pjesën e dytë.

Xhejms në shtesë shmangu humbjen e Chelsea që mbetet 10 pikë larg kreut.

Befasues edhe barazimi mes Manchester City dhe Brendford. Fill Odfen dy herë në gjysmën e pjesës së dytë i dha avantazhin e dyfishtë miqve.

Mirëpo Brendford bëri një mrekulli në fund, fillimisht shkurtoi Uisa pastaj në shtesë Norgard shtangu skuadrën e Guardioles e cila me 35 pikë, ndan vendin e pestë me Njukasell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›