E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Juve, 2-2 me Xhenovan (video)

Ashtu siç pritej, ka dhuruar spektakël dhe gola ndeshja e javës së fundit të Serisë A midis Xhenovas dhe Juventusit në “Luixhi Ferrari”. 2-2 ka përfunduar kjo përballje, rezultat që kënaq në njëfarë mënyre bardhezinjtë.

Vinçenco Iakuinta kaloi “Zonjën” në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë, por Mesto barazoi gjithçka në minutën e 31-të të pjesës së parë.

Në 45-minutëshin e dytë, vendasit kalojnë në avantazh me Hernan Krespon në minutën e 74-t. Kur dukej se çdo gjë do përfundonte me fitoren e kuqebluve, David Trezege, i futur në lojë vetëm katër minuta më parë, barazon rezultatin në minutën e 86-të.

Pas javës së pestë, Juve kryeson së bashku me Interin me 13 pikë, ndërkohë që me barazimin e djeshëm, Xhenova ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e katërt, së bashku me Fiorentinën dhe Parmën.

Në javën e gjashtëm, bardhezinjtë do të presin në shtëpi Bolonjën, kurse skuadra e drejtuar nga Gasperini udhëton drejt Udinezes.

Xheova 2 – 2 Juventus

Genoa (3-4-3): Amelia 6; Bocchetti 6, Moretti 5,5, Biava 6,5; Modesto 6 (17' pd Papastathopoulos 6), Milanetto 6 (22' pd Kharja 6), Zapater 6, Rossi 6,5; Mesto 6,5, Floccari 5 (1' pd Crespo 6,5), Sculli 6,5 (në pankinë: Scarpi, Esposito, Palacio, Palladino)
Trajner: Gasperini

Juventus (4-3-3): Buffon 6,5; Grygera 6, Legrottaglie 6, Chiellini 6,5, Grosso 5,5; Poulsen 5,5, Felipe Melo 6,5, Marchisio 7 (31' pd Giovinco 6); Camoranesi 6,5, Amauri 5 (37' pd Trezeguet 6,5), Iaquinta 6,5 (në pankinë: Chimenti, Caceres, Zebina, De Ceglie, Salihamidzic)
Trajner: Ferrara

Arbitër: Saccani

Shënues: 6' Iaquinta (J), 31' Mesto (G), 30' st Crespo (G), 41' st Trezeguet (J)
Kartonë të verdhë: 12' st Bocchetti (G), 36' st Melo (J), 40' st Iaquinta (J), 49' st Rossi (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›