E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren për shkak të parregullsive në sigurinë në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në terren janë evidentuar mangësi në respektimin e masave të sigurisë për punëtorët.


Si pasojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›